Lajmet e fundit

Hakerët sulmuan gjatë fushatës, Emmanuel Macron – presidentin e ri të Francës.
E hulumtimet e shërbimeve kibernetike tregojnë se bëhet fjalë për hakerë rusë, të cilët dyshohet se sulmuan edhe partisë Demokratike në SHBA, vetëm pak ditë para zgjedhjeve, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Dhjetëra mijëra email të brendshëm dhe dokumente tjera janë publikuar online të premten në mesnatë në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet presidenciale.
Grupi hakues thuhet se është “Advanced Persistent Threat 28” dhe se përgjegjës janë Fancy Bear dhe Pawn Storm.
Ky grup thuhet se ka lidhje me GRU – Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake të Rusisë.