Lajmet e fundit

Gjiganti teknologjik kinez Tencent dhe kompania mjekësore nga Londra, Medopad, kanë realizuar një bashkëpunim ku kanë përdorë inteligjencën artificiale për të diagnostifikuar sëmundjen e Parkinson.
Përmes një kamere incizohen pacientët përderisa lëvizin duart, në mënyrë që të vlerësohet niveli i simptomave të tyre.
Ekipi hulumtues ka trajnuar sistemin me video ekzistuese të pacienteve, të cilët veçse janë diagnostifikuar nga mjekët.
“Duam të përdorim Inteligjencën Artificiale për të matur ashpërsinë e sëmundjes tek pacientët, pa pasur nevojë vendosjen e senzorëve apo pajisjeve tjera”.
Qëllimi i zhvillimit të kësaj metodë është që të përshpejtohet procesi i vlerësimit.