Një media kuvajtiane ka krijuar një prezantuese virtual lajmesh duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).
"Fedha" bëri debutimin e saj në Kuwait Times, teksa shfaqet si imazhi i një gruaje me flokë ngjyrë të çelur, e veshur me një xhaketë të zezë dhe bluzë të bardhë. shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
"Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuëait Neës. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja," tha prezantuesja e krijuar nga AI në arabisht.
Abdullah Boftain, zëvendës kryeredaktor për Kuëait Neës, i tha agjencisë së lajmeve AFP se masa testoi potencialin e AI për të ofruar "përmbajtje të re dhe inovative".
Boftain tha se Fedha mund të ketë një theks kuvajtian dhe të lexojë buletinet e lajmeve në internet.
"Fedha është një emër popullor, i vjetër kuvajtian që i referohet argjendit, metalit. Ne gjithmonë i imagjinojmë robotët të kenë ngjyrë argjendi dhe metalike, kështu që i kemi kombinuar të dyja. Flokët bjonde dhe sytë me ngjyra të çelura të prezantueses pasqyrojnë popullsinë e larmishme të vendit të Kuvajtitëve dhe emigrantëve”, tha Boftain.
Kuvajti nuk është vendi i parë që zbulon një prezantues lajmesh të krijuar nga Intelegjenca Artificiale, në vitin 2018, agjencia shtetërore e lajmeve kineze zbuloi lexuesin e saj virtual të lajmeve.
Një raport muajin e kaluar nga banka e investimeve Goldman Sachs tha se Intelegjenca Artificiale mund të zëvendësojë ekuivalentin e 300 milionë vendeve të punës me kohë të plotë.
Raporti sugjeroi se teknologjia mund të marrë përsipër një të katërtën e detyrave të punës në SHBA dhe Evropë, por që mund të nënkuptojë gjithashtu vende të reja pune dhe një bum produktiviteti.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=UN1vj5VMXao
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.