Lajmet e fundit

Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Itali.
Ai në Romë do të zhvillojë një takim pune me ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Paolo Gentiloni, me të cilin do të bisedojnë për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon si dhe bashkëpunimin e Kosovës me Bashkimin Europian.
Nënshkrimi i MSA-së, bashkëpunimi rajonal me theks në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, lufta e përbashkët kundër radikalizmit dhe terrorizmit si dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Kosovës, janë temat që do të diskutohen në takim.