Lajmet e fundit

Përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare “Integra” të cilët mëngjesin e së hënës ishin të ftuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Sport, Rini e Kulturë për të prezantuar disa të gjetura sa i përket punës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kanë konstatuar se kjo akademi ka qenë më mirë në kohën e Sllobodan Millosheviqit se sa tash, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, anëtaret e komisionit përgëzuan punën e hulumtuesve në mbledhjen e së hënës veçse për ta është i papranueshëm fakti që akademia e Kosovës më mirë ka qenë në kohën e Millosheviqit.
Ata premtuan se do ta bëjnë punën e tyre dhe se personat e cekur në raport do të thirren në komision në të ardhmen.
Ndër personat e përmendur në raportin e e tyre përfshihet kryetari i Akademisë, Nexhat Daci, ndaj të cilit rëndon akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.