Lajmet e fundit

Ilaçi i cili përdoret për të stabilizuar sheqerin në gjak, insulina, është në mungesë në barnatoren e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Përveç shëndetit, mungesa e këtij ilaçi po u dëmton pacientëve edhe xhepin, pasi një njësi insulinë kushton dhjetë euro.
E në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare thonë se nuk i dinë arsyet pse është vonuar ministria e shëndetësisë t'i sjellë barnat.
Mirëpo, ministra e shëndetësisë ka deklaruar që kërkesën për barna qendra e ka bërë vetëm para tre ditësh e jo në fund të muajit qershor si do të duhej ta bënin.
Kronikë nga Dafina Jegeni