Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, sot dhe nesër mban një audicion për instrumentistët nga i gjithë vendi.
Pas zhvillimit të garës së organizuar nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në bashkëpunim me “Spectrum Concerts Berlin”, do të shpallen edhe fituesit e të cilët më pas do të jenë pjesëmarrës në “Berlin Auditions 2016” në Gjermani, e që do të mbahet me 31 maj në vitin 2017.
Drejtori i shkollës njëherësh bashkorganizator i garës Kastriot Sada ka thënë për Klan Kosova se kanë pasur të drejtë të paraqiten të gjithë instrumentistët e vendit përfshirë këtu nxënësit, profesorët, kompozitorët, pavarësisht moshës dhe instrumentit me të cilin luajnë, mirëpo që për këtë garë janë lajmëruar vetëm 25 persona, ndryshe nga viti i kaluar kur ishin paraqitur 100.
Kjo sipas Sadës për shkak se për të performuar në Sallën Kamertale të Filharmonisë së Berlinit duhet qenë shumë i përgatitur.
Secili garues do t`i ketë 30 minuta për të performuar në Gjakovë, ndërkaq menjëherë pas prezantimin të shtunën pasdite do të shpallen edhe fituesit.
Këta të fundit do të mbajnë koncert në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në po të njëjtën ditë, njofton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.