Lajmet e fundit

Drejtori editorial dhe analisti i institutit Stratfor (think-tank i njohur i inteligjencës gjeopolitike), Benjamin Sheen, ka shpjeguar shkurtimisht katër ngjarjet më të rëndësishme gjeopolitike që do të ndodhin javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, ngjarja e tretë për nga rëndësia do të jetë votimi që pritet të mbahet më 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Kryeministrja britanike Theresa May është nën presion nga kabineti i saj që të shtyejë këtë votim, që potencialisht të arrijnë një marrëveshje më të mirë me Europën – por kjo ka pak gjasa që të ndodhë.
Çështja e BREXIT-it do të jetë padyshim pjesë e agjendës por do të diskutohet edhe për reformat në eurozonë - kjo mund të jetë një mundësi që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të shtyjë përpara disa ligje që ai i ka mbështetur gjatë vitit.
Po ashtu mund të presim që të votohet për sanksionet ndaj Rusisë dhe po ashtu ata duhet të konfirmojnë buxhetin për vitin 2021.
Ky është një vendim që ka shkaktuar shqetësim tek shteti fqinj, Serbia, dhe po ashtu edhe në Bashkimin Evropian.
Nuk pritet që të ketë shpërthim të dhunës por pritet që të ketë zhvillime në rrugët diplomatike dhe politike. Ekziston gjithmonë kjo mundësi sepse marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë shpesh janë të tensionuara.
Është po ashtu e rëndësishme që të theksohet se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën mund të inkurajojë deputetët kur të vijë koha për të votuar.