Lajmet e fundit

Në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, të mërkurën u prezantuan plot 24 tituj të rinj të botimeve shkencore që në to u punua qysh nga prilli i 2025-ës.
Secila nga to flet për një periudhë të caktuar të Kosovës, që nga antikiteti e deri në shpalljen e Pavarësisë, raporton Klan Kosova.
Në këtë ngjarje u botua edhe numri i 50-të i revistës shkencore "Kosova".
Krejt librat u tha se do t'iu mundësojnë studiuesve të rinj njohjen e Kosovës dhe zhvillimit të saj nëpër periudha të ndryshme.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë: