Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Jashtme ka filluar tashmë mbledhjen e radhës për të diskutuar rreth gjendjes aktuale dhe zhvillimeve të fundit për çështjen e murit në Mitrovicë.
Kryetari i këtij Komisioni, Elmi Reçica, ka thënë se për këtë ndërtim muri, duhet pasur transparencë dhe duhet shqyrtuar projektet e kësaj marrëveshjeje, njofton Klan Kosova.
‘’Konform asaj ne kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie, nga Institucionet përkatëse të mjedisit, që përcjellin këto ndërtime’’.
‘’Në vend që të kemi një raportim të mbar të punëve, ndodhi e kundërta, brenda natës’’.
‘’Ajo cfarë kërkohet nga institucionet, është që të kërkohen instruksionet dhe projektet për tu shqyrtuar’’.
‘’Insistojmë që organet që jenë të kyçura në këto projekte të jenë më transparente karshi mediave dhe karshi komisionit’’.