Institucionet publike kanë nisur përshpejtimin e procesit të vaksinimit për punëtorët e tyre.
Kjo pasi që nga e hëna, këta për të hyrë në vendin e punës duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze, testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë, dëshmi që personi ka kaluar virusin në jo më pak se 21 ditë, dhe jo më shumë se 180 ditë, ose rezultat pozitiv të testit të antitrupave, njofton Klan Kosova.
Në komuna nuk kanë ende statistika për numrin e të pavaksinuarëve brenda stafit, megjithatë shpresojnë se të paktën stafi esencial që është në punë fizikisht të jenë imunizuar.
Ndërkaq, zyrtarët policorë deri të hënën ishin vaksinuar të gjithë, përveç rreth 1 mijë personave.
Thirrjes për të marrë kurën antiCOVID pozitivisht në masë të madhe i'u përgjigjën zjarrfikësit, që në nivel vendit arrihet deri në 80 përqind.
Më shumë se këta u vaksinuan punëtorët e sektorit të arsimit, sipas kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari, janë mbi 90%.
Mirëpo, stafit të Kompanisë Pastrimi i doli problem me caktimin e terminëve, andaj si rezultat i kësaj një pjesë kanë mbetur ende në pritje.
https://www.youtube.com/watch?v=Cwn4HPZhQlY
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.