Lajmet e fundit

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur institucionet e sigurisë, të cilat kanë prezantuar raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti. /Klankosova.tv/