Lajmet e fundit

Institucionet e pavarura të Kosovës, nuk ishin llogaridhënëse për punën e tyre.
Këtë konstatim e nxori Grupi për Studime Juridike dhe Politike, i cili tha se ato nuk ishin të përgjegjshme për punën që bëjnë.
Për hulumtim, organizata përdori indeksin e llogaridhënies të përbërë nga 20 kritere, derisa gjetjet dolën se ato përballen me probleme të shumta, njofton Klan Kosova.
Duke u bazuar në të gjeturat, kjo OJQ kë doli edhe me rekomandime. Albana Rexha tha se kuvendi duhet të ketë mekanizma sanksionuese për rregullatorët të cilët kanë problem me llogaridhënien.
Kronikë nga Mejreme Gashi.
https://www.youtube.com/watch?v=yKsZRG8AhY4&feature=youtu.be