Lajmet e fundit

Të shtunën u zhvillua një ngjarje tejet e rëndësishme për industrinë kosovare.
Fabrika “Instabuilt” e zgjeroi bashkëpunimin e saj me kompaninë amerikane “Brightstar Capital”.
Partneri i ri, Tom Meredith, tha se Kosova shquhet për disa karakteristika, duke u nisur që nga njerëzit që sipas tij i ka të veçantë, gjeografinë e përshtatshme, kushtet dhe potenciali për ndërtim, njofton Klan Kosova.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, secili i pranishëm pati rastin që të shohë nga afër disa prej prodhimeve të kësaj kompanie, ku të njëjtat do t’i ndërtojnë edhe në vendet evropiane dhe ato amerikane.
Përmes kësaj fabrike që merret me investimin në shtëpi modulare, synohet që ndërtimet të jenë në harmoni të plotë me natyrën.
https://www.youtube.com/watch?v=nKOP1iU19tQ