22.10.2018 · përditësuar para 2823 dite1 min lexim
Kur menduam se i kemi të gjitha xhaketat e palltot e nevojshme për të kaluar stinët e ftohta, shohim Meghan Markle të veshur me një pallto ngjyrë klasike dhe tejet elegante.
Natyrisht fanset e ikonës mbretërore të modës menjëherë kanë filluar të mendojnë që ta bëjnë pjesë të gardërobës së tyre.
Mghan për herë të pare kishte veshur pallton ngjyrë krem nga Martin Grant në vizitën e saj në Sidnei të Australisë, ndërsa të njëjtën e kishte veshur sërish pas dy ditësh në Melbourne.
Me një prerje klasike është e përshtatshme për dukje të përditshme njëkohësisht edhe për daljet natën, si dhe kombinohet lehtë me pantallona dhe funde, të rrafshta apo take.
Më poshtë ju sjellim disa variante të këtij modeli që duhet ta keni në dollapin tuaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.