Lajmet e fundit

Drejtoria e Inspeksionit të komunës së Drenasit ka intensifikuar marrjen e masave ndëshkimore për pronarët dhe punëkryesit, të cilët zhvillojnë ndërtime pa leje ndërtimore në zonën e tokës bujqësore nën masën e komosacionit, që përfshinë zonën në të dy anët e “Autostradës M9” nga Parku i Biznesit në Korroticë të Epërme e deri në Llapushnik.
Drejtoria e Inspeksionit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësiti në Drenas është në mbikëqyrje të vazhdushme të ndërtimeve të paligjshme në gjithë teritorin e Komunës së Drenasit, në veçanti në zonat nën masën e komosacionit, ku nuk është i lejuar ndërtimi me ligj, transmeton Klan Kosova.