Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka publikuar raportin e inspektimit mbi përdorimin e kamerave të trupit dhe administrimin e provave digjitale nga Policia e Kosovës.
Realizuar nga Departamenti i Inspektimit, monitorimi vlerëson nivelin e përdorimit të kamerave dhe administrimin e materialeve audio-video të regjistruara, transmeton klankosova.tv.
Si rezultat raporti thekson nevojën për trajnime të zyrtarëve të pa trajnuar, inspektime të rregullta mbi funksionimin e sistemit, dhe përdorimin e kamerave nga njësitë e Departamentit të Kufirit.
Ai rekomandon gjithashtu zgjerimin e sistemit të kamerave në njësi të tjera policore dhe përmirësimin e procedurave për administrimin e provave digjitale.
''IPK në kuadër të raportit i ka dhënë Policisë së Kosovës tetë (8) rekomandime që kanë të bëjnë me nevojën e angazhimit të komisioneve për realizimin e inventarizimeve periodike tre (3) mujore sipas Marrëveshjes së Donacionit, organizimin e trajnimeve në përdorimin e kamerave dhe administrimin e provave për zyrtarët policor të pa trajnuar, organizimin e inspektimeve të kohëpaskohshme mbi funksionimin e sistemit dhe përdorimin e kamerave të trupit''.
Kamerat e trupit, donacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit, konsiderohen një hap i rëndësishëm për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.
Raporti i plotë është i disponueshëm në faqen zyrtare të IPK-së duke klikuar KËTU.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.