Lajmet e fundit

Inspektorati Policor i Kosovës ka shënuar sot dhjetëvjetorin e themelimit të saj.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast morri pjesë, ministri Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe vendore.
Kryeshefi i IPK-së Hilmi Mehmeti tha se ky institucion gjatë kësaj periudhe ka pasur një progres të vazhdueshëm të zhvillimit si mekanizëm i jashtëm, i pavarur, i kontrollit dhe mbikëqyrjes së policisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.
Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni theksoi se sot po shënohet një dhjetëvjetor i një njërës nga hallkat e sundimit të rendit dhe ligjit.