Lajmet e fundit

Inspektorati Policor i Kosovës synon hapjen e disa zyrave rajonale me qellim që të jetë sa më afër qytetarëve si dhe të ndikojë që Policia e Kosovës të jetë sa më profesionale.
Kështu ka bërë me dije në një intervistë për “Epokën e re”, kryeshefi ekzekutiv IPK-së, Fitim Shishani.
Ai ka thënë se ky inspektorat është duke i menaxhuar të gjitha rastet që janë në kuadër të fushëveprimit të saj.
Shishani ka thënë se IPK-ja gjatë këtij viti i ka trajtuar 550 ankesa të ndryshme. Në këtë kontekst, ai ka thënë se gjatë këtij viti Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e 18 punonjësve policorë.