Lajmet e fundit

Organizata Iniciativa për Progres (INPO), edhe një herë ka kërkuar nga kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, që ta shkarkojë nga detyra drejtorin e urbanizmit në Ferizaj Faik Grainca.
INPO ka shprehur shqetësim për, siç thonë ata, mungesën e gatishmërisë së pushtetit lokal për ta shqyrtuar vendimin për zonat 1 dhe 8 te qytetit. Sipas INPO-s komuna e Ferizajt nuk i ka marrë për bazë katër rekomandimet e Ministrisë së Mjedisit që këtë vendim ta kthejë në rishqyrtim.
INPO tha se për rritjen e koeficientit për këto zona ka pasur interesa të ngushta politike. Përfaqësues të kësaj organizate kërkuan nga Prokuroria që të filloj hetimet për këtë proces.