Lajmet e fundit

Organizata joqeveritare INPO, ka hapur shkollën e Aktivizmit, e cila është një mundësi për të rinjtë e Kosovës, përmes së cilës synohet që këta të rinjtë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për tregun e punës, si dhe të jenë aktiv në ofrimin e zgjidhjeve për problemet e shoqërisë.
Ky projekt i organizatës është mbështetur nga fondacioni Charles Stewart MOTT.
Gjatë pesë viteve të fundit INPO ka organizuar trajnime në fusha të ndryshme për më shumë se 500 nxënës dhe studentë, në 15 qendra të Kosovës.
Shkolla e Aktivizmit këtë vit dhe në vitin 2016, do të mbahet në tetë qendrat më të mëdha të Kosovës dhe më shumë se 250 të rinj do të kenë mundësinë të ndjekin trajnime teorike dhe praktike nga ligjërues me përvojë në fusha të ndryshme.
Shkolla do të zhvillohet për gjatë një muaji, ku për çdo fundjavë, të përzgjedhurit për të qenë pjesë e shkollës, do kenë mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në këto module: aftësimi për treg të punës dhe përgatitja/informimi të rinjve për bursa për edukim profesional, aktivizimi, shkrimi dhe menaxhimi i projekteve, të drejtat e njeriut, me fokus liritë fetare dhe barazinë gjinore.