Lajmet e fundit
Mesfushori i Barcelonës ka insistuar se askush në klub nuk është i lumtur me problemet në të cilat gjendet ylli i Real Madridit.

Andres Iniesta ka thënë se shpreson që Karim Benzema ta tejkaloj këtë problem dhe të kthehet sa më shpejtë në fushat e blerta.
Të martën Benzema u intervistua lidhur me dyshimet për bashkëpunim në shantazhimin e bashkëkombasit të tij Mathieu Valbuena.
Ish sulmuesi i Lyonit ka marrë mbështetje nga bashjëlojtarët e tij në Valdebebas.
Megjithë rivalitetin e madh mes dy klubeve, Iniesta ka thënë se askush në Camp Nou nuk është i lumtur me zhvillimet e fundit.
“Shpresoj që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë”.
“Kurrë s’është e këndshme ta shohësh një tjetër futbollist në kësi problemesh”.
Real Madridi dhe Barcelona përballen në El Clasicon e radhës më 21 nëntor, në Santiago Bernabeu.