Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine të Klan Kosovës do të jetë i ftuar Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës.
Me Halitin do të diskutohet për seancën e nesërme konstituive dhe të gjitha zhvillimet politike të ditëve të fundit në vend.
A do të zgjidhet kryetari i Kuvendit nesër? A i ka votat PAN-i?
Kush do ta kundërshtojë e kush do ta mbështesë kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar?
A do të mund PAN-i të krijojë Qeverinë?
Këto dhe shumë përgjigje të tjera do t’i mësoni sot në Info Magazine, në Klan Kosova, me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!