Lajmet e fundit

Në emisionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, do të mund të ndiqni të përmbledhura të gjitha detajet nga vizita e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
Cili ishte mesazhi i vizitës së tij, çfarë tha për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, a duhet të kuptohet takimi i tij me kryeministrin Isa Mustafa dhe Presidentin Hashim Thaçi si përkrahje për këtë qeveri, cilat ishin kritikat e tij e mesazhe të tjera që ai dha, do të jenë tema të diskutimit në studion e emisionit.
Përveç mesazheve që ai dha në konferencë, do të diskutohet edhe për paraqitjen e tij i shoqëruar nga familja, në ceremoninë e përurimit të rrugës në Sojevë të Ferizajt, me emrin e të birit të tij të ndjerë, Beau Biden.
Ndiqeni Info Magazine, duke filluar nga ora 17:30.