Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, do të diskutohet për Demarkacionin me Malin e Zi dhe për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, me kryetarin e Lëvizjes për Bashkim dhe njëherit, Ministrin e Diasporës, Valon Muratin.
Murati si kryetar partie, do të përgjigjet nga këndi i subjektit të tij politik, rreth dy cështjeve – nënshkrimi i dy marrëveshjeve, ajo me Malin e Zi për Demarkacionin dhe me Serbinë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe - që kanë shkaktuar turbulencë në politikën kosovare, duke nxitur krizë institucionale.