Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova e ftuar do të jetë njëra ndër gratë e pakta që garon për të parën e një komune, Valdete Idrizi.
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Mitrovicës në studion e Info Magazine do të jep më shumë detaje se pse vendosi të garojë për këtë komunë me PDK-në e jo ndonjë parti tjetër.
Pse ka pak gra si kandidate për kryetare komunash?
Çfarë rezultate pret ajo në Mitrovicë?
Përgjigjen në këto dhe shumë pyetje tjera mund ta merrni në Info Magazine me fillim nga ora 17:30.
Ndiqeni!