Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës sot do të diskutohet për tatimin në pronë.
Cilat janë sfidat e komunave për tatimin në pronë?
Sa e paguajnë qytetarët tatimin në pronë?
Përgjigjet në këto dhe shumë pyetje të tjera rreth kësaj çështjeje do t`i japin në studion e Info Magazine: Agron Thaçi nga Departamenti për Tatimin në Pronë në Ministrinë e Financave, Lulzim Sylejmani – Drejtor i Buxhetit, Rahovec dhe Shkumbin Asllani – Jurist.
Ky debat realizohet në bashkëpunim me Projektin për decentralizim dhe përkrahje komunale, DEMOS, partner me 17 komuna në Kosovë.
Ndiqeni me fillim nga ora 17:30