Lajmet e fundit

Nga java e ardhshme, kur kalohet në “Rrugën e Kombit”, duhet të paguhet taksa rrugore.
Kjo nxiti shumë reagime, si nga ana e Kosovës, ashtu edhe e Shqipërisë duke u kritikuar ashpër ky vendim i Qeverisë së Shqipërisë.
Më së shumti u kritikua çmimi i kësaj takse rrugore që u cilësua si shumë i lartë.
Pikërisht për këtë temë do të diskutohet sot në Info Magazine të Klan Kosovës.
Në studio, të ftuar janë Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomike si dhe Hykmete Bajrami, deputete e LDK-së dhe ish-ministre e Tregtisë dhe Industrisë.
Ndiqeni Info Magazine në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30. Mos e humbisni!