Lajmet e fundit
Mos harroni, me fillim në orën 18:00, edicion Special i Info Magazines.

Info Magazine e sotme fillon jo në orarin e zakonshëm, në 17:30, por një gjysmë ore më vonë, pasi sot është një edicion special i emisionit.
Në Info Magazinen e sotme do të mund të ndiqeni gjithçka rreth vizitës së Presidentit, Hashim Thaçi në Gjermani dhe takimit të tij me Kancelaren, Angela Merkel.
Gjatë emisionit do të mund të ndiqni pamje direkte nga ekipi i Klan Kosovës në Berlin, gjithashtu edhe konferencën për media të presidentit kosovar e kancelares gjermane.
Përveç kësaj, Info Magazine ju sjellë edhe analizën e takimit të nivelit të lartë me mysafirët në studio.
Bashkë me analistët, Artan Muhaxhiri e Jehona Lushaku, do të analizohet në detaje vizita e presidentit në Gjermani dhe mesazhet e dy liderëve në konferencë.