Lajmet e fundit

Sot në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës i ftuar është ish-ministri për Komunitete dhe Kthim, Sllavisha Petkoviq.
Me të do të diskutohet për të gjitha zhvillimet e ditëve të fundit nisur nga arrestimi i drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Temë diskutimi do të jetë edhe largimi i Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës dhe ultimatumi për krijimin e Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe si dhe shumë të tjera.
Ndiqeni Info Magazine në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30. Mos e humbisni!