Lajmet e fundit

Dialogu social vazhdon sot në Info Magazine të Klan Kosovës.
Sot me të ftuarit do të diskutohet për sigurimet shëndetësore.
Cilat janë planet e qeverisë për sigurimet shëndetësore dhe çfarë thonë sindikalistët?
Për këto temë në studio do të diskutojnë Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Xhemajl Selmani, nënkryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Cikli i debateve rreth dialogut social realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet, Fondacionin Friedrich Ebbert dhe Ambasadën Suedeze në Kosovë.