Lajmet e fundit

Info Magazine në bashkëpunim me iniciativën kosovare për stabilitet, Fondacionin Friedrich Ebert dhe Ambasadën Britanike vazhdon ciklin e debatit lidhur me dialogun social.
Siguria në punë është tema që do të diskutohet sot në Studio me Kushtrim Sadikun dhe panelistët e ftuar.
Basri Ibrahimi, Kryeinspektor i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Brahim Selimaj, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës dheFadil Behluli, anëtar i kryesisë së Bashkësisë së Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në studion e Info Magazine në Klan Kosova, do të diskutojnë për kushtet në të cilat punohet në Kosovë.