Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të krijojë një ekip uniteti për bisedimet Kosovë-Serbi.
Gjatë ditës, përmes një shkrimi autorial, Thaçi ka treguar poashtu se nesër do të shkojë në Bruksel ku edhe do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një takim ky që si ata paraprak do të zhvillohet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini.
Pikërisht për këtë temë do të diskutohet në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova me njohësin e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, Shkëlzen Maliqi.
Si duhet të rrjedhin bisedimet Kosovë-Serbi?
Nëse krijohet një ekipi uniteti, kush duhet të jetë pjesë e tij?
A do të mund të përmirësojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë një ekip i tillë?
Këto dhe shumë përgjigje të tjera do të mund t’i mësoni sot në Info Magazine në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!