Lajmet e fundit

Info Magazine nga sot e tutje do të rinis ciklin e dialogut social, për të diskutuar mbi sfidat e qeverisjes së ardhshme në Kosovë.
Nga e hëna në të premten me fillim nga 17:30 në Klan Kosova do të diskutohet me ekspertë dhe njohës të fushave të arsimit, ekonomisë, shëndetësisë dhe çështjeve sociale.
Cikli i debateve fillon me trajtimin e politikave të Arsimit dhe Punësimit.
Në panelin e Info Magazinës do të jenë Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Rron Gjinovci nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe Nora Jusufi nga Instituti GAP, të cilët do të flasin për prioritetet në fushën e arsimit dhe politikave të punësimit.
Cikli i debateve të dialogut social në Info Magazine të Klan Kosovës realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebbert dhe Iniciativën Kosovare për Stabilitet.