Lajmet e fundit

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Sadri Ferati anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Pal Lekaj, deputeti i Aleancës për ardhmërinë e Kosovës, do t’i japin qëndrimet e tyre rreth zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës.
Në Info Magazine, ata do të flasin për marrëveshjen politike të PDK-së dhe LDK-së për nominimin e Hashim Thaçit për të parin e vendit dhe si do të veprojë opozita që po e kundërshton këtë plan.