Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës do të keni rastin ta ndiqni intervistën me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Me të parin e vendit do të diskutohet për udhëtimin e paraportuar diplomatik në Berlin muajin e kaluar, ku u takua me ambasadorin amerikan, Richard Grenell, një person i afërt me Donald Trumpin.
Pse presidenti e zhvilloi këtë takim të paparalajmëruar në Berlin?
Çka bisedoi Thaçi me ambasadorin amerikan në Gjermani?
Çfarë thotë presidenti për zotimin që i bëri diplomatit amerikan për mundësinë e heqjes së taksës ndaj Serbisë?
A do të arrijë ai që të ndikojë në heqjen e kësaj takse për t`i hapur rrugë marrëveshjes finale me Serbinë?
Pos kësaj, me Thaçin do të flitet edhe për takimin e nesërm në Bruksel të Ekipit Negociator të Kosovës, fazën përfundimtare të dialogut si dhe zhvillime të tjera aktuale politike në vend.
Na ndiqni në Info Magazine me fillim në orën 17:00.
Mos e humbisni!