Lajmet e fundit

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo është më i përfoluri nga të gjithë anëtarët e stafit të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Rikalo është akuzuar nga disa banorë të lagjes “Dardania” në Prishtinë se i ka keqtrajtuar gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Por ai sot përmes një komunikate është sqaruar duke thënë se kjo që po thuhet për të është e pavërtetë, duke e cilësuar si qëllimkeqe për të diskredituar atë.
Pikërisht për këtë temë dhe të gjitha zhvillimet aktuale politike në vend do të diskutohet në studion e Info Magazine në Klan Kosova me fillim në ora 17:30.