Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës do të flitet për përleshjen e sotme që ndodhi në mes të kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq dhe dy anëtarëve të Listës Serbe.
Për këtë rast, Petroviq foli edhe në një konferencë për media, ndërkaq, Lista Serbe doli me një komunikatë për media në të cilën tha se anëtari i këtij subjekti politik, Millan Kostiq është sulmuar fizikisht nga ana e deputetit Sllobodan Petroviq në një restorant në Prishtinë.
Për të folur më në detaje për këtë përleshje, ndiqeni Info Magazine me fillim në orën 17:30 ku në lidhje direkte flet njëri nga protaganistët e saj; Sllobodan Petroviq por edhe Nenad Rashiq, kryetar i Partisë Demokratike Progresive dhe Sllavisha Petkoviq, kryetar i Partisë Demokratike Serbe.
Mos e humbisni!