Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës do të diskutohet për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor i cili u publikua gjatë ditës së sotme.
Gjatë publikimit të raportit në fjalë, shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka thënë se me Kosovën do të vazhdojnë bashkëpunimin në marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit si dhe presin respektimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Serbinë.
Për këtë temë do të flasin të ftuarit në studio: Agron Hoti, këshilltar i ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha dhe Besnik Vasolli, njohës i integrimeve evropiane.
Ndiqeni në Info Mgazine me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!