Lajmet e fundit

Emisioni i sotëm i Info Magazine i dedikohet Ditës së Punëtorëve dhe aktiviteteve me rastin e shënimit të kësaj feste.
Theks të veçantë do të kenë protestat e sotme të mbajtura në Prishtinë të cilat erdhën si shenjë pakënaqësie për kushtet me të cilat përballen çdo ditë punëtorët në Kosovë.
Për të debatuar në lidhje me këtë çështje të ftuar në studion e Info Magazine janë Kryetari BSPK-së Avni Ajdni, Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari si dhe Kushtrim Shaipi nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet.
Dialogu social në Info Magazine të Klan Kosovës realizohet në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet (IKS) dhe Fondacioni Friedrich Ebbert (FES).
Ndiqeni Info Magazine duke filluar nga ora 17.30 në Klan Kosova.