Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine të Klan Kosovës do të diskutohet për ngjarjen tragjike që ndodhi dje në Qendrën Historike të Prizrenit ku si pasojë e shembjes së një objekti humbi jetën një vajzë tri vjeçare.
Për të diskutuar lidhur me këtë, gjendjen aktuale të Qendrës Historike të Prizrenit si dhe hapat që do të realizohen në të ardhmen në studio të Info Magazinës, të ftuar janë Ymer Berisha, zëdhënës i komunës së Prizrenit, Vjollca Aliu nga Departamenti i Trashëgimisë Kulturore nga Ministria e Kulturës dhe Kastriot Jahaj, aktivist i shoqërisë civile.
Ndiqeni, me fillim, nga ora 17:30.