Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine të Klan Kosovës, duke filluar prej orës 17:30 në studio me Kushtrim Sadikun do të debatohet me, Armend Ibrahimin-Këshilltar i kryeministrit Mustafa, Adonis Tahiri- Lëvizja Vetëvendosje dhe Rron Gjinovci- aktivist i shoqërisë civile.
Me të ftuarit do të diskutohet rreth ngjarjeve të fundit politike, hedhja me vezë në drejtim të kryeministrit, metodat e përdorura nga opozita, raportin pozitë-opozitë, marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe shumë tema të tjera aktuale politike.