Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës, me fillim në ora 17:30, të premten do të trajtohen dy tema.
Për të folur për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe zgjedhjen president të Hashim Thaçit, i ftuar është Petrit Selimi, zv.ministër i Punëve të Jashtme.
Ndërsa në pjesën e dytë, avokati Bajram Tmava do të japë shpjegime për rastin e tashmë të akuzuarit - ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese - Enver Hasani.