Lajmet e fundit

Parada e Krenarisë e organizuar nga komuniteti LGBT ka nxitur shumë reagime, duke i ndarë opinionet e njerëzve në dysh, pro dhe kontra.
Pikërisht për këtë paradë që pritet të mbahet nesër dhe të gjitha qëndrimet lidhur me këtë temë akoma shumë të ndjeshme për shoqërinë kosovare do të diskutohet sot në studio të Info Magazine.
Të ftuar janë Tomë Gashi, avokat dhe Avni Çakmaku nga partia “Fjala”, subjekti politik që sot e ka kundërshtuar fuqishëm këtë paradë.
Ndiqeni Info Magazine me fillim nga ora 17:30, në Klan Kosova!