Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova, duke marrë shkas vizitën e senatorit amerikan John McCain dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel, do të diskutohet për mesazhet e ndërkombëtarëve drejtuar Kosovës.
Në studio të ftuar janë deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Me të ftuarit, përpos mesazheve të ndërkombëtarëve për Kosovën dhe për ekzekutivin e popullin kosovar, do të diskutohet edhe për çështjet e tjera aktuale politike.
Ndiqeni në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!