Lajmet e fundit

Në Info Magazine të Klan Kosovës do të diskutohet për marrëveshjen e emrit të Maqedonisë në mes të Athinës dhe Shkupit.
Të dyja shtetet gjatë javës së kaluar kanë arritur marrëveshje e cila parashikon që emri i ri i shtetit të jetë "Republika e Maqedonisë së Veriut".
Propozim-Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për çështjen e emrit ka kaluar në mbledhjen e sotme të Qeverisë maqedonase e cila e ka dorëzuar atë në procedurë urgjente për ratifikim në Kuvend.
Për të folur për këtë çështje në studion e Info Magazine është i ftuar shkrimtari dhe publicisti, Agim Vinca, ndërsa në një lidhje telefonike nga atje do të flas edhe kryeparlamentari, Talat Xhaferi.
Ndiqeni, Info Magazine në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30.
Mos e humbisni!