Lajmet e fundit

I ftuar i kësaj së marte në Info Magazine është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Me të nga ora 17:30 do të mund të mësoni qëndrimet dhe vlerësimet më të reja sa i përket aktualitetit politik në vend, por edhe jo vetëm politik!
Çfarë po ndodhë me dialogun me Serbinë?
Si po menaxhon Qeveria Hoti me pandeminë e COVID-19?
Sa është i qëndrueshëm koalicioni qeverisës?
Si është situata brenda LDK-së aktualisht?
Këto janë vetëm temat në vija të trasha për të cilat do të flitet hollësishëm me Hazirin, ndërkaq ato s’janë të vetmet çështje për të cilat do të diskutohet.
Ftoheni ta ndiqni, Info Magazine!