Lajmet e fundit

Në edicionin e sotëm të Info Magazine do të diskutohet për gjendjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Për këtë temë si dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për të drejtat e shqiptarëve atje u diskutua edhe në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Të ftuar në studion e Info Magazine për të folur për këtë çështje janë: Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës si dhe Belgzim Kamberi nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Preshevë.
Ndiqeni me fillim në orën 17:30.
Mos e humbisni!