Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine të Klan Kosovës në fillim prej orës 17:30, në pjesën e parë do të diskutohet për Kosovën në FIFA.
Në pjesën e parë i ftuar do të jetë trajneri i futbollit, Bylbyl Sokli, me të cilin do të diskutohet për rëndësinë e anëtarsimit në FIFA si dhe të rejat e fundit sa i përket këtij procesi.
Kurse në studio i ftuar do të jetë nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini.
Me të do të diskutohet për protestën e ditës së shtunë e cila është organizuar nga AAK-ja dhe NISMA për Kosovën.