Lajmet e fundit

Sot në Info Magazine do të diskutohet për korrupsionin në Kosovë.
Rreth kësaj çështjeje në studion e Info Magazine do të flasin të ftuarit Hamdi Ibrahmi, kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Blerim Kelmendi, nga Agjencioni Kundërkorrupsion dhe Enisa Serhati nga Instituti Riinvest të cilët sot gjatë ditës kanë prezantuar hulumtimin rreth kësaj teme.
Për këto dhe shumë çështje të tjera ndiqeni Info Magazine nga ora 17:30.